34-vjeçarja nga Kosova arrestohet në kufirin gjermano-francez për një gjobë të papaguar
dp

Lexo edheDeputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës -Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen

Një 34-vjeçare nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane në pikën kufitare të Breisach, pasi gjatë kontrollit rezultoi se ndaj saj ishte në fuqi një urdhër arresti, transmeton albinfo.ch.
Gruaja, e cila banon në Francë, po udhëtonte drejt Gjermanisë me autobus ndërkufitar më 6 tetor, kur u ndalua për kontroll. Gjatë verifikimit të të dhënave, policia konstatoi se ajo ishte në kërkim të autoriteteve gjermane.
Sipas policisë, 34-vjeçarja ishte dënuar nga një gjykatë gjermane vitin e kaluar me gjobë për një vepër penale të lidhur me sulm. Meqë ajo nuk e kishte shlyer shumën e caktuar, Prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti në fund të vitit 2025.

Lexo edheDeputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës -Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen
Pasi e arrestuara nuk ishte në gjendje ta paguante menjëherë gjobën e mbetur, ndaj saj u zbatua dënimi zëvendësues me burgim.
Sipas autoriteteve gjermane, 34-vjeçarja do të vuajë 30 ditë burg.