back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani do ta marrë këtë pozitë, në koalicionin VV- LDK?!

Vjosa Osmani do ta marrë këtë pozitë, në koalicionin VV- LDK?!

Të ngjajshme

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate...

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Trump riemërton Pentagonin në Departament të Luftës përmes një urdhri ekzekutiv

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv...

Kandidatja për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para vetes ka disa opsione se cilët pozitë shtetërore ta marrë nën drejtim.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se Osmani ka dy opsione serioze para vetes.

“Opsioni i parë është që ajo të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm, ose postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, Osmani me gjasë pritet të përcaktohet për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Edhe pse ende nuk është përcaktuar saktësisht se cilën pozitë do ta marrë pas arritjes së koalicionit LDK- VV, sipas të gjitha gjasave do të përcaktohet për postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, posti i ministrit të jashtëm shihet si më i vështirë, duke pasur parasysh edhe fushatën e egër që po e bën Serbia, në raport me shtetin e Kosovës dhe për shkak të kompleksitetit që ka politika e jashtme, prandaj shton ky burim, Osmani mund të përcaktohet për postin e kryekuvendarit.

Ndërkaq, Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se në LDK janë katër emra që po përmenden për poste ministrash.

Tre prej tyre e kanë mbështetjen e Isa Mustafës, e ata janë: Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami.

Si ministër i kabinetit qeveritar brenda LDK-së po lakohet edhe emri i Kujtim Shalës, i cili në Listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit ishte renditur i dyti.

Nga LDK nuk kanë dashur të flasin për emrat e mundshëm si ministra nga kjo parti në qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz