back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKurti i çel letrat, Zoran Zaev e ka uruar për fitoren, por...

Kurti i çel letrat, Zoran Zaev e ka uruar për fitoren, por jo edhe Edi Rama

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Raportet ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdojnë të mbeten të ftohura.

Për një gjë të tillë nëpër intervistat e fundit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, ka folur vetë Kurti, duke treguar se raportet më Ramën kanë ndryshuar për të keq, derisa ky i fundit i ka qëndruar në krah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në idenë për shkëmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve.

Një gjë e tillë për raporte jo të mira Rama-Kurti konfirmohet edhe në njoftimin e fundit të kreut të Vetëvendosjes, i cili ka publikuar në profilin e tij letrat që ka marrë nga liderët e rajonit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.

E ka uruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, gjithashtu edhe një urim i ka ardhur nga kryeministri i Bosnje e Hercegovinës dhe nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, por jo nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Megjithatë kreu i VV’së i cili pritet që të jetë kryeministër i Kosovës në intervistat e tij të para pak ditëve, ka thënë se ky raport i tij me Edi Ramën, nuk do të afektojë në raportet shtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz