back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëVideo prekëse/ Vogëlushja mes rrënojave të sulmeve ajrore kërkon nënën e vdekur

Video prekëse/ Vogëlushja mes rrënojave të sulmeve ajrore kërkon nënën e vdekur

Të ngjajshme

Një vajzë e vogël me këmishë rozë kapet në një shufër metali të shtrembëruar në rrënojat e banesës së saj.

Këmbët i ishin bllokuar nën një tavan që u rrëzua gjatë sulmeve ajrore të së enjtes në Sirinë e marrë nga rebelët.

“Ku është nëna ime?”- pyeti 9-vjeçarja Islam Habra, zëri të së cilës mbytet nga lotët.

Një punonjës shpëtimi i Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha) përpiqet ta çlirojë atë nga mali i rrënojave.

“Mos qaj, e dashur,”- i thotë ai.

Nëna e Habrës vdiq pasi aeroplanët luftarakë goditën shtëpinë e tyre në dy sulme ajrore.

Dy fëmijë të tjerë, të moshës 3 dhe 9 vjeç, gjithashtu u vranë.

Operacioni i shpëtimit të Habrës u kap në video dhe u publikua në mediat sociale nga Helmetat e Bardha.

Ndërsa një sulm ajror i dytë godet lagjen, Habra qëndron akoma e mbërthyer nën rrënoja, por e padëmtuar.

Më vonë, një grup burrash arrijnë ta tërheqin atë nga rrënojat.

“Unë nuk mund ta lija vajzën,”- tha Abdullah për CNN. “Ndërsa po përpiqeni të shpëtoni dikë, duhet të vazhdoni të flisni me të derisa të përfundojë operacioni i  shpëtimi. Ne nuk mund ti thoshim se nëna e saj ishte vrarë. U përpoqëm ta bënim të harronte situatën ku ishte.”

Nëna e Habrës ishte gjallë kur Abdullah arriti në vendin e ngjarjes. Ai mundi të dëgjonte zërin e saj poshtë rrënojave.

Por ajo u vra pas sulmit ajror të dytë.

Ne nuk mundëm ta dëgjonim më. Ajo u vra,”- tha Abdullah.

Të Fundit

Sport

ShowBiz