BallinaLajmeVetëvendosje prezanton video për natën e sulmit në Kuvend (Video)

Vetëvendosje prezanton video për natën e sulmit në Kuvend (Video)

Të ngjajshme

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet dhe mirëkuptim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP...

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Gjatë një konference për media sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka paraqitur disa prova të cilat, sipas tij, dëshmojnë për pafajësinë e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët janë akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht.

Molliqaj ka prezantuar një video përmes së cilës tregohet vendndodhja e aktivistëve, Petrit Ademi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Frashër Krasniqi si dhe tashmë të ndjerit Astrit Dehari, natën kur ka ndodhur sulmi.

“Për secilin prej aktivistëve ekziston alibia e mbështetur nga fakte të fuqishme. Përmes kësaj videoje garantohet qind për qind, që në natën e kur ka ndodhur sulmi në kuvend, aktivistët nuk kanë qenë aty” ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.

Ndër të tjera Molliqaj ka bërë të ditur që këto dëshmi do të dërgohen nëpër Gjykata Themelore dhe Prokurori Themelore, edhe pse sipas tij këto fakte tashmë janë aty.

Ndërsa familjarët e aktivistëve dhe avokatët e tyre do të dërgojnë ankesë për vendimin e vazhdimit të dënimeve në Gjykatën e Apelit pastaj edhe në Gjykatën Supreme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz