BallinaLajme'Vetëvendosja' paralajmëron 'ofensivë'

‘Vetëvendosja’ paralajmëron ‘ofensivë’

Të ngjajshme

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar një “ofensivë” të re për të mos lejuar miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe asaj të Asociacionit me Serbinë. Ky subjekt politik nuk ka organizuar protesta që nga 17 shkurti i këtij viti

Subjekti më i madh politik opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, paralajmëron një “ofensivë” të re në ditët në vijim, për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Në pjesën e parë të qershorit pritet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast deputetët e këtij subjekti politik pritet të kthehen në legjislativ për ta kundërshtuar këtë Marrëveshje, e cila, sipas tyre, i humb vendit mijëra hektarë tokë. Marrëveshja për Demarkacionin po kundërshtohet edhe nga dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, pavarësisht përçarjeve mes vete.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz