Veteranët të hidhëruar që nuk u ftuan nga Kuvendi për transformimin e FSK-së
BILLI
Lexo edheBanorët e Harilaqit të Fushë-Kosovës i revolton deponia
OVL e UÇK-së thotë se me këtë veprim Qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe Kuvendi treguan se kanë fundosur dijen dhe se lënia anash e kësaj organizate është cenim i të drejtës së tyre që komprometon vetëdijen historike e kombëtare.
“Për mosftesë nga Kuvendi i Kosovës ditën kur u miratua projektligji për formimin e FAK-ut Ne si Organizatë e Veteranëve të UÇK-së, pjesëtarë të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare, dëshmitarë të Epokës ‘97/’98/’99, jemi të prekur thellësisht për anashkalimin tonë që të jemi prezent në ditën kur Parlamenti i Kosovës aprovoi ligjin për transferimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.

Lexo edheBanorët e Harilaqit të Fushë-Kosovës i revolton deponia