back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVeseli premton më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar

Veseli premton më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar klubin e boksit “Gollaku” në Prishtinë dhe ka parë nga afër stërvitjet e kampiones së Evropës në boks, Donjeta Sadiku.

Kryeparlamentari kosovar për disa çaste është stërvitur bashkë me kampionen Sadiku në ring, ndërsa ka përcjell nga afër edhe ushtrimet e talentëve të rinj në këtë sport.

Me këtë rast Veseli është zotuar se do të bëj çmos që të mbështes talentët e rinj kosovarë, të cilët kanë vullnetin dhe përkushtimin për të sjell medalje të reja në Republikën e Kosovës.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme ‘përballja’ me Kampionen e Evropës në Boks, vajzën tonë Donjeta Sadiku. Ajo, si dhe boksierët e rinj të Klubit ‘Gollaku’, kanë talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se do të sjellin medalje të reja në Republikën e Kosovës. Ata janë dëshmi e potencialit të madh që ka rinia kosovare për të shkëlqyer kur i jepet mundësia. Neve na takon t’i mbështesim dhe të përmirësojmë kushtet e stërvitjes, në mënyrë që të na shtohet krenaria nëpër botë”, ka thënë Veseli. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz