back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeVeseli në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së: Do t’i fitojmë zgjedhjet...

Veseli në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së: Do t’i fitojmë zgjedhjet për ta ndryshuar Kosovën

Të ngjajshme

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës, mbajti Mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues, me ç’rast lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, mbajti fjalim në të cilin vlerësoi këtë Këshill si organin më të lartë të partisë për 4 vitet e ardhme, pas një procesi shembull për demokracinë në Kosovë dhe partitë politike.Kryetari Veseli theksoi se edhe për një situatë të re politike do të diskutohet në Këshillin Drejtues, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

”Në këtë takim të parë të Këshillit Drejtues të partisë sonë, jemi mbledhur sot, edhe për përgjigje të një situate të re, e cila është krijuar në vendin tonë. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e Kryeministrit ishte e pa konsultuar. Por jo edhe e papritur! Vendim ad-hoc dhe befasues për të tjerët, por jo edhe i papritur dhe pa kalkulim partiak të paramenduar nga kryeministri tani i vetëlarguar”, theksoi z. Veseli.

 

Kryetari Veseli theksoi po ashtu se legjitimiteti qytetar vije nga zgjedhjet, është forma më legjitime e pushtetit për PDK-së.

”Tradicionalisht, PDK, ka dëshmuar në gjithë historinë e vet, se legjitimiteti qytetar çdo herë, i marrë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta është forma më legjitime dhe e arsyeshme e mbajtjes së pushtetit për ne si parti. Kështu kemi vepruar çdo herë, edhe kur ne kemi udhëhequr qeverinë edhe herën e kaluar me LDK-në kur u tentua të sulmohej rëndë PDK-ja për jo korrektësi politike. Kjo dorëheqje e paprovokuar nga PDK, tregon moralin tonë të vërtetë politik, të drejtë dhe parimor”.

Procesin e brendshëm zgjedhor, Kadri Veseli e vlerësoi lartë.

”Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i përfunduam, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës”, theksoi z. Veseli.

Ai ka potencuar se ”me mijëra vajza e djem, të rinj e të moshuar, burra e gra, intelektualë e punëtorë, sipërmarrës, mjekë e arsimtarë, sot qëndrojnë të gatshëm për të shënuar fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që po vijnë”.

Ndërsa rreth procesit zgjedhor, Veseli vuri në pah se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për t’i fituar ato.

”PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve, jo thjesht për ta mbrojtur dhe garantuar qëndrueshmërinë e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, të cilën e kemi detyrë patriotike dhe kushtetuese. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, për ta ndryshuar Kosovën”, theksoi ai.

”Ne nuk luftojmë të fitojmë vetëm një palë zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës lufton të fitojë Kosova, për të mos lejuar që të tjerët ta dështojnë Kosovën”, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz