back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSportVedat Muriqi – Lazio, zbulohen detajet e marrëveshjes

Vedat Muriqi – Lazio, zbulohen detajet e marrëveshjes

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Vedat Muriqi ka fytyrën e një futbollisti të egër. Fenerbahçe zgjodhi shikimin serioz të shtatlartit dardan për të prezantuar fanellat për sezonin e ri, por probabiliteti që ai të mos e veshë më fanellën e “kanarinave të verdha” është shumë i lartë.

Nga e verdha e gjigantëve të Stambollit, tek e kaltra e Lazios. Mediet në Itali raportojnë se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Igli Tare i ka bindur drejtuesit e Fenerbahces të pranojnë ofertën 16 milionë euro, plus 2 milionë në formë bonusesh. Para se të hidhet e zeza mbi të bardhë, Lazio duhet të zgjidhë më parë të ardhmen e Caicedos, ndërsa pagesa për kartonin e Muriqit kërkohet të bëhet në tre kestë.

Sa për kuriozitet, ditët e fundit familja Muriqi i kaloi pushimet në të njëjtin vend, në Turqi, ku ndodhej Sergej Milinkovic-Savic. Ndoshta mes tyre është bërë biseda me transferimin e 26-vjeçarit në kryeqytetin italian.

Muriqi pritet të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit pas një sezoni si protagonist te Fenerbahçe, gjatë të cilit shënoi 15 gola. Hera e dytë radhazi që arrin numër dyshifror golash, pas 17 golave të shënuar gjatë 2018-19 me Caykur Rizespor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz