back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeVdes në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë

Vdes në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë

Të ngjajshme

Revolucioni Carrick: Si pesë ndeshje ndryshuan gjithçka te United

Që kur mori drejtimin e Manchester United, Michael Carrick...

Aksident mes katër automjeteve në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e...

7 të lënduar nga një aksident mes 4 automjeteve në Prishtinë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Avokati i Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

Avokati i Rexhep Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit...

Një burrë në Gjilan sot ka vdekur në vendin e tij të punës pas kontaktit me rrymë elektrike, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili ishte në ndërtim, ka tërhequr një gyp i cili kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë.

Në vendin e ngjarjes gjendet Policia dhe Prokurori i cili ka cilësuar ngjarjen si vdekje të dyshimtë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës , me banim në fshatin Ramjan komuna Viti, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën “Marie Shllaku”, në rrugën e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç‘rast dyshohet se nga kontakti me rrymën edhe ka humbur jetën”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz