BallinaLajmeVdes këmbësori në Pejë, arrestohet shoferi

Vdes këmbësori në Pejë, arrestohet shoferi

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...
Këmbësori i moshës rreth 70 vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në Pejë.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.  Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz