Musliu kërkon që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”
dp

Lexo edheHaxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se vendimi i gjykatës nuk duhet t’i atribuohet popullit të Kosovës dhe se ai nuk përfaqëson, sipas saj, sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit.
“Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk guxon t’i atribuohet popullit të Kosovës. Nuk është në emër të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Nuk është në emër të atyre që humbën më të dashurit e tyre. Nuk është në emër të sakrificës që solli lirinë”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka theksuar se një vendim gjyqësor nuk duhet të përcaktojë historinë e Kosovës në emër të një populli.

Lexo edheHaxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka
“Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që një vendim gjyqësor të shkruajë historinë tonë në emër të një populli që e di se çfarë ka përjetuar. JO NË EMRIN TIM!”.