Hamza takon krerët e OVL-UÇK-së: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
dp

Lexo edheBundestagu gjerman miraton zbritjen e taksës për derivatet për 17 cent në litër

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet vendi.
Hamza tha se në takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën dhe të vlerave për të cilat, sipas tij, u sakrifikuan breza të tërë.
“Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka bërë të ditur se më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar së bashku me veteranët, studentët dhe qytetarët.

Lexo edheBundestagu gjerman miraton zbritjen e taksës për derivatet për 17 cent në litër
“Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.