Tahiri: S’ka seriozitet dhe as vullnet politik për presidentin

S’ka seriozitet dhe as vullnet politik me zgjedh presidentin, tha shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
Ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se përgjegjësia për të zgjedhur presidentin më së shumti i takon LVV-së, si partia në pushtet.
“Vonesa që ka ndodhur deri tani me moskonstituimin e institucioneve dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme nuk janë në adresën tonë në Aleancë. Janë në adresën politike dhe përgjegjësive të partive që e bëjnë shumicën. Ne do të kontribuojmë. Për neve është e rëndësishme një pozicion i Kuvendit me këtë çka po ndodh në Hagë. Sot kontribuuam në Kryesi që komisionet të jenë funksionale dhe deklarata të jetë e përbashkët dhe unifikuese. Nuk ka seriozitet e as vullnet politik me bërë një president, pasi po të kishte, as kryeministri dhe as liderët e partive nuk kishin fjetur duke munduar me ia dhënë Kosovës një zgjidhje dhe mos me u bërë horë me shku çdo tre muaj në zgjedhje. Fakti që një kryetar i një partie që është edhe kryeministër rrinë një javë ditë në Nju Jork dhe nuk mblidhet një javë për çka ka ndodhur në Hagë tregon papërgjegjësi totale.”
Tahiri shprehu mbështetjen ndaj ndryshimeve ligjore të Gjykatës Speciale.

Lexo edheVon der Leyen, të enjten në Prishtinë
“I dhashë mbështetje Grupit Parlamentar të PDK-së në nismën e tyre për ligjin që tashmë është në Qeveri. Aleanca, çfarëdo iniciative që do të sjellë, do ta ndihmojë drejtësinë dhe kthimin e çlirimtarëve, do ta mbështesë”, tha ai.












