Prokuroria në Pejë përcjell Ersan Qavollin në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
dp

Lexo edheNga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec

Në ceremoni morën pjesë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokurorët dhe stafi administrativ i këtij institucioni.
Me këtë rast, kryeprokurorja Vuçetaj i ndau Qavollit një mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij ndër vite, si dhe për kontributin profesional në avancimin e punës dhe imazhit të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Prokurorët dhe stafi administrativ shprehën gjithashtu mirënjohje për përkushtimin e Qavollit gjatë kohës së shërbimit në këtë institucion, duke i uruar sukses në përgjegjësinë e re.

Lexo edheNga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec
Prokuroria Themelore në Pejë e ka falënderuar Qavollin për kontributin e dhënë ndër vite dhe i ka uruar suksese në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit./Lajmi.net/