Ekskluzive: Ky është vendimi skandaloz i Ministrisë së Bujqësisë ku ariu dënohet me vrasje
BILLI

Lexo edheNuk është 3D por realitet, nuk keni parë kurrë një xhami si kjo (Foto)

Në vendimin të marrë nga Drejtoriati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, shkruhet se ariu i cili është parë në Prizren, shpallet “Kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vrasja e sajë/tijë.

Ky vendim i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

Ky vendim është marrë pas konsultimit me fshatarët e fshatit Pouskë të Prizrenit, e që sipas Kryetarit të fshatit, Usen Arifi, arinjtë kanë sulmuar fshatin që nga viti i kaluar, ndërsa sulmet janë intensifikuar gjatë muajve Mars-Prill të vitit 2019.
Lexo edheNuk është 3D por realitet, nuk keni parë kurrë një xhami si kjo (Foto)

Ndërsa në këtë vendim, gjithashtu theksohet se banorët e këtij fshati, kanë nënshkruar një peticion, ku kishin kërkuar likuidimin e arinjve të cilët shkaktojnë dëme dhe pasiguri në fshat.

Arsyetimi i tyre ishte se “më mirë të parandalojmë se sa të pësojmë”. /GazetaExpress/