Aktakuzë ndaj ndaj gjashtë personave për disa vepra penale
dp

Lexo edheProkuroria në Pejë përcjell Ersan Qavollin në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj gjashtë personave.
Të pandehurit B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D. ngarkohen, me veprat penale të “Pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike”, ndërsa B.C. ngarkohet për veprën penale të “Mashtrimi”.
Sipas aktakuzës, B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D. nga viti 2022 deri më 2024, kanë vepruar në kuadër të një grupi të organizuar kriminal me karakter ndërkombëtar, duke ndërmarrë veprime kriminale nga territori i Republikës së Kosovës ndaj shtetasve të Republikës Federale të Gjermanisë.

Lexo edheProkuroria në Pejë përcjell Ersan Qavollin në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit