BallinaLajmeVdes gruaja që u hodh nga vetura, burri i saj është i...

Vdes gruaja që u hodh nga vetura, burri i saj është i dyshuar

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Një grua dyshohet se është hedhur nga vetura e burrit para dy javësh në Suharekë. Ajo sot ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa burri i saj është arrestuar, raporton Gazeta Express.

Një rast tragjik ka ndodhur para dy javësh në Suharekë.

Me 31 maj të këtij viti, sipas Policisë, një grua është hedhur nga vetura ku ka qenë me burrin e saj.

Gruas i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Prizrenit, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Në Policinë Rajonale të Prizrenit thonë për Gazetën Express se sot janë informuar se gruaja ka vdekur, ndërsa burri është i dyshuar dhe po mbahet në paraburgim.

“Rasti ka ndodhur me datë 31 maj. Viktima është hudhur nga automjeti. I dyshimtë është bashkëshorti dhe është arrestuar, e tash gjendet në qendrën e paraburgimit, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në Prizren, më pas është dërguar në QKUK. e njëjta ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veseli Gashi për Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz