BallinaSportVdes boksieri kosovar në moshë të re

Vdes boksieri kosovar në moshë të re

Të ngjajshme

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Boksieri kosovar Ensar Mujota ka vdekur sot në moshën 15-vjeçari, njofton një zyrtar i Federatës së Boksit të Kosovës.

Lajmin tronditës për vdekjen e Mujotës në moshën 15-vjeçare e ka bërë të ditur Latif Demolli përmes një postimi në Facebook, raporton Gazeta Express.

Shkaqet e vdekjes së 15-vjeçarit nuk janë bërë të ditura.

Ai ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtime.

“Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksieritt të ri Ensar B. Mujota 15 vjeqar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,dhe K.B “Skender Salihu”, ka shkruar Demolli.

“Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skender Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz