Sot, media shqiptare është në zi për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Qani Mehmedi, i cili ka qenë në ngjarjet dhe zhvillimet për Pavarësinë e Kosovës qysh në ditët e para. Ai në kohët më të vështira ishte zë i fuqishëm për të gjithë shqiptarët.
Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Qani Mehmedit, i cili i ka kryer detyrat me nderë dhe nuk iu ka mbet borxh shqiptarëve.