BallinaLajmeValon Berisha: Fitorja ndaj Maltës na jep shpresë – Azerbajxhani favorit, por...

Valon Berisha: Fitorja ndaj Maltës na jep shpresë – Azerbajxhani favorit, por me tifozët tanë do të shkojmë për fitore

Të ngjajshme

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Azerbajxhanit.

Kosova është nikoqire e Azerbajxhanit në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, ndeshja e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Kjo është ndeshja e fundit në këtë garë dhe rastësisht ka qëlluar të jetë një finale, pasi Kosovës i nevojitet një fitore ose edhe një barazim për të dalë fitues të grupit, ndërsa në rast humbje, lider do të jetë Azerbajxhani.

Se ndeshja është një finale dhe se motivimi është i lartë këtë e thotë edhe mesfushori i Përfaqësueses, Valon Berisha, i cili në konferencë për shtyp i ka cilësuar mysafirët favoritë, teksa pret përkrahje të madhe nga tifozët.

“E dimë rëndësinë e këtij takimi. Normal presioni më i madh bie mbi ne, pasi luajmë në fushën tonë”, ka thënë fillimisht Berisha në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Fitorja ndaj Maltës na jep më tepër shtysë për një takim akoma më të mirë ndaj Azerbajxhanit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz