BallinaLajmeAbdixhiku: Qeveria PAN me rekord të zi, janë humbur 16 mijë vende...

Abdixhiku: Qeveria PAN me rekord të zi, janë humbur 16 mijë vende pune

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njëherësh kryetarë i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Buxhetit 2019 e konfirmon se gjatë vitit të shkuar janë humbur hiç më pak se 16,000 vende pune.

“Jo që s’janë shtuar vende shtesë, por janë humbur edhe ato ekzistueset. Të dhënat e tyre, numrat e tyre, buxheti i tyre. Ky është një rekord i ri – gjithsesi i zi për shtetin tonë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Koha.net. “Pra, për secilën ditë të Qeverisë PAN, nga 44 kosovarë mbesin pa punë. Secila ditë punë e kësaj Qeverie është ditë papunësie për 44 kosovarë të rinj. Ditë e rëndë për 44 familje kosovare”, ka shtuar më tej deputeti, me profesion ekonomist.

Sipas tij, “jo që pritej ndryshe”.

“Një qeveri e zënë me kapje institucionale e me rehatime partiake s’mund të prodhojë zhvillim për qytetarët e vet. Një qeveri që mendon vetëm për zëvendësministrat e vet, gati 100 sosh; që falë borxhe, paguan dënime e rahaton militantë në ndërmarrje publike s’mund të krijojë punë për askënd. S’dinë, s’duan, s’munden”, ka thënë Abdixhiku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz