BallinaLajmeUran Ismaili në Keqekollë: Prishtina që funksionon duhet të përfshijë edhe fshatrat

Uran Ismaili në Keqekollë: Prishtina që funksionon duhet të përfshijë edhe fshatrat

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot fshatin Keqekollë, ku është takuar me banorët e zonës dhe ka vizituar fermën e Feim Beqirit, për të parë nga afër punën dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e kësaj ane të kryeqytetit.

Ismaili tha se vizita në Keqekollë ka për qëllim të theksojë se një Prishtinë që funksionon duhet të përfshijë jo vetëm qendrën urbane, por edhe fshatrat dhe periferitë.

“Qeverisja ime nuk do të përqendrohet vetëm në zemrën urbane të qytetit, por edhe në fshatrat dhe periferitë ku jetojnë e punojnë mijëra qytetarë. Sepse një Prishtinë që funksionon, duhet të funksionojë për të gjithë – nga qendra deri në fshatrat e në lagjet më të largëta,” shkruan Ismaili në postimin e tij.

Postimi i plotë:

“Të dielën e kalova në Keqekollë, te ferma e Feim Beqirit, ku pashë nga afër punën dhe sfidat e qytetarëve që jetojnë e veprojnë në këtë fshat të kryeqytetit.

Feimit i tregova për platformën tonë të zgjidhjeve, dhe për vizionin tonë për një Prishtinë që e ka qytetarin në qendër – si në fshat, ashtu edhe në qytet.

Qeverisja ime nuk do të përqendrohet vetëm në zemrën urbane të qytetit, por edhe në fshatrat dhe periferitë ku jetojnë e punojnë mijëra qytetarë. Sepse një Prishtinë që funksionon, duhet të funksionojë për të gjithë – nga qendra deri në fshatrat e në lagjet më të largëta. #KohaPerPrishtinen

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz