Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut
dp

Lexo edhe“Isha në gjendje t’ia mbaja dorën deri në frymën e fundit…”, polici kosovar rrëfen momentin që nuk do ta harrojë kurrë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, publikoi foto nga vizita e tij në Skenderaj tek kryetari i komunës Sami Lushtaku.
Vizita vjen pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Skënderaj, ku u shënua një prani e shtuar e forcave policore. Ai përgëzoi qytetarët e Skenderajit për organizimin e qetë dhe bashkepunimin e shkëlqyer me institucionet e rendit.
Përmes një mesazhi publik, Ismaili ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për të nxitur dhunë dhe destabilizim në këtë rajon.

Lexo edhe“Isha në gjendje t’ia mbaja dorën deri në frymën e fundit…”, polici kosovar rrëfen momentin që nuk do ta harrojë kurrë
“Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë.” theksoi Ismaili.