back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme“Uniformë ushtarake, fatrolla për mbajtjen e karikatorëve, jelek antiplumb” – Policia jep...

“Uniformë ushtarake, fatrolla për mbajtjen e karikatorëve, jelek antiplumb” – Policia jep detaje se cka u gjet nga aksioni në Zveçan

Të ngjajshme

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Leukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin...

Meriton Korenica shënon një tjetër supergol në Rumani (VIDEO)

Mertion Korenica po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te...

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Policia e Kosovës ka gjetur sërish pajisje ushtarake në komunën e Zveçanit, në një aksion të zhvilluar paraditen e së enjtes.

Rreth orës 09:45, njësia e hetimeve e Stacionit Policor të Zveçanit ka identifikuar një rimorkio të braktisur, brenda së cilës janë gjetur dy thasë që përmbanin pajisje të ndryshme ushtarake dhe municion, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit zyrtar, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar:

1 uniformë ushtarake kamufluese

5 karikatorë me gjithsej 132 fishekë të armës së gjatë AK-47

5 fatrolla për mbajtjen e karikatorëve në gjoks

4 palë pantallona ushtarake

4 xhaketa ushtarake

3 fotrolla për radiolidhje

1 jelek antiplumb

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë

1 dritë rrotative

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa prokurori i Shtetit është informuar për të gjitha veprimet e ndërmarra. Me urdhër të tij, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, por dyshohet se pajisjet e gjetura mund t’i përkasin një personi tashmë në kërkim në lidhje me ngjarjen e armatosur të njohur si rasti “Banjska”./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz