BallinaLajmeUlen temperaturat, ditën e dielë borë mbi vendin tonë

Ulen temperaturat, ditën e dielë borë mbi vendin tonë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Nga dita e diel mbi vendin tonë pritet të ketë rënie të temperaturave, raporton Gazeta Blic.

Në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore, raporton Prishtina Weather.

Postimi i plotë:

Nga dita e diel, më ftohtë dhe rënie e temperaturave. Mundësi për reshje të dobëta shiu e bore. Në vise malore borë.

27.11.2020 – Situatës të motit të pandryshuar që po mbanë për disa ditës, në fundjavë pritet t’i vije fundit, kur nga Mesdheu afrimi i një cikloni sjell vransira, e ndërkohë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi vend ditën e diel, që mund të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vransira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.

28.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore. Në vise malore reshje bore.

30.11 – Mot i ftohtë. Paradite me vransira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

1.12 – Ftohtë, kryesisht me diell.

2.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore në perëndim të vendit.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -2C, e maksimalet në rënie nga 10C, të shtunën në 5C të dielen, deri në 1C të martën.
Nga dita e diel, do të fryj erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike zbret afër vlerave normale, më pas sërish në rritje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz