back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaBotëUkraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Të ngjajshme

Zvicra do të mbajë referendum: Jo më shumë se 10 milionë banorë

Me sloganin “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”,...

Pse Edon Zhegrova “fsheh” të dashurën e tij nga publiku

Futbollisti i Kombëtares, Edon Zhegrova nuk është se ekspozon...

Revolucioni Carrick: Si pesë ndeshje ndryshuan gjithçka te United

Që kur mori drejtimin e Manchester United, Michael Carrick...

Aksident mes katër automjeteve në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e...

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur një nga komandantët ushtarakë ukrainas, ndërsa tha se vendi po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë.

Robert Brovdi thotë se u godit edhe një depo nafte në rajonin e pushtuar të Luhanskut. Një guvernator rajonal rus tha se tetë dronë ukrainas ishin rrëzuar.

Një sulm i mëparshëm me dron ukrainas e detyroi rafinerinë e Ryazanit të ndalonte gjysmën e kapacitetit të saj në fillim të gushtit, thanë burime të industrisë në atë kohë, shkruan A2 CNN.

Sulmet e fundit me dronë ukrainasë kanë mbyllur objekte që përbëjnë të paktën 17% të kapacitetit të përpunimit të naftës të Rusisë, ose 1.1 milion fuçi në ditë, raportoi agjencia e lajmeve Reuters./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz