BallinaSportUjkani: Duhet mrekulli që të bëjmë ndonjë gjë ndaj Spanjës, niveli ynë...

Ujkani: Duhet mrekulli që të bëjmë ndonjë gjë ndaj Spanjës, niveli ynë është të luftojmë Greqinë

Të ngjajshme

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka dhënë një deklaratë për median spanjolle “Marca”, ku foli për shumë tema.

Kosova nesër do përballet me Spanjën në Sevilla, derisa Ujkani nuk është optimist për këtë ndeshje.

‘Gardiani’ ynë fillimisht tregoi se si zgjodhi Kosovën.

“U linda në Kosovë. Në vitin 1994 u largua shkaku i luftës. Arritëm në Belgjikë. U rrita aty dhe kam mundur të zgjedh mes Belgjikës ose Shqipërisë. Zgjodha Shqipërinë sepse familja ime ishte kosovare nga Shqipëria dhe Kosova nuk ekzistonte. Kam zhvilluar 20 ndeshje, por të luaja për shtetin tim ishte ëndërr, pra kur Kosova u njoh si shtet, unë menjëherë hapa procedurat të ndryshojë skuadër. Isha i pari që e bëra pavarësisht që mund të luaja vetëm në miqësore”.

Tutje, Ujkani u pyet se si do jetë për Kosovën përballja me Spanjën.

“Ndeshja historike ndaj një fuqie botërore. Nder. Ne besojmë se do largohemi me imazh të mirë”.

Kosovari gjithashtu shpjegoi objektivat e “Dardanëve” në grup.

“Për të bërë diçka ndaj Spanjës na duhet mrekulli sepse pa dyshim janë favorit. Qëllimi ynë është të arrijmë sa më lartë të jetë e mundur. Ky është mentaliteti. Jemi skuadër e lindur, me pak eksperiencë, por pak nga pak lojtarët janë duke kaluar në skuadra më të mira dhe kampionate. Niveli ynë është të luftojmë ndaj Greqisë, jo Spanjës. Por, çdo ndeshje është e ndryshme. Duhet të kënaqemi dhe të shohim çfarë do ndodh”.

Në fund, Ujkani zbuloi idolët e fëmijërisë.

“Idoli im i parë ishte Gianluca Pagliuca. Kur u rrita, Casillas me ndalimet e tij në Ligën e Kampionëve. Dhe ata kritikuan Iker. Çdo portierë dështon, si gjithë lojtarët dhe njerëzit”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin e Sevillas dhe nis në ora 20:45.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz