back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditU raportua për ndërtimin e objektit presidencial me suitë gjumi, reagojnë nga...

U raportua për ndërtimin e objektit presidencial me suitë gjumi, reagojnë nga Presidenca

Të ngjajshme

Xavi refuzon ofertën për të menaxhuar një kombëtare

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron t’i përmbahet planit...

14 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi, nesër një mori aktivitetesh

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin...

IHMK: Edhe nesër priten temperatura ekstreme – maksimalja 40 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Gjatë ditës së sotme u raportua në media se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, synon të ketë një objekt të ri për Presidencën, në të cilin, ndër tjerash, do të përfshihet edhe një rezidencë presidenciale.

Po ashtu u raportu se do të këtë Suitë të gjumit për presidentin, dhomë private për familjen, dhomë private për ushqim, kopsht e oborr privat e pesë dhoma për mysafirë.

Mirëpo lidhur me këtë kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.

Nga Presidenca janë shprehur se Presidentja e vendit ASNJËHERË nuk ka kërkuar ndërtim të ndonjë rezidence presidenciale, as me oborr privat, as me dhoma private, e as ndonjë luks tjetër personal.

Në reagim thuhet se Presidentja ka kërkuar që të procedohet vetëm me ndërtesën zyrtare të Presidencës, e cila do të përdoret për zhvillimin e takimeve dhe pritjeve shtetërore.

Postimi i plotë:

REAGIM

Presidentja e vendit ASNJËHERË nuk ka kërkuar ndërtim të ndonjë rezidence presidenciale, as me oborr privat, as me dhoma private, e as ndonjë luks tjetër personal. Plani ideor i shpallur për ndërtimin e objektit presidencial nuk e ka marrë aprovimin e Presidentes dhe brenda suazave ligjore Presidentja do të kërkojë që ai të revidohet në mënyrë që t’i përshtatet specifikave dhe nevojave reale të Republikës së Kosovës.

Së pari, Presidentja ka kërkuar që të procedohet vetëm me ndërtesën zyrtare të Presidencës, e cila do të përdoret për zhvillimin e takimeve dhe pritjeve shtetërore, sepse Kosova është vendi i vetëm në Evropë – në mos edhe në botë – ku Kreu i Shtetit nuk ka një objekt të posaçëm për realizimin e funksionit të tij/saj zyrtar. Aktualisht, pritjet mbahen në salla të Kuvendit, ndërsa liderët e shteteve mike detyrohen të përballen me erën e kanalizimeve për shkak të kushteve të papërshtatshme në katin ku ndodhet zyra aktuale. Nuk ka as hapësirë për organizimin e pritjeve shtetërore (ato zhvillohen në hotele), as hapësira për akomodimin e mysafirëve të lartë, dhe as ambient për darka apo dreka zyrtare të nivelit të lartë, të cilat Kosova i organizon në restorante private — një praktikë krejtësisht e pazakontë për çdo shtet serioz. Është e turpshme që edhe 26 vite pas çlirimit, kjo çështje themelore nuk është zgjidhur.

Së dyti, edhe nëse fillon ndërtimi i një ndërtese të tillë zyrtare presidenciale në truallin që i është ndarë Presidencës që nga koha e Presidentit Rugova, realizimi i saj do të zgjasë të paktën 5–6 vite, gjë që bën të qartë se Presidentja Osmani nuk do ta shfrytëzonte një objekt të tillë gjatë mandatit të saj. Prandaj, çdo pretendim se ajo po ndërton “për vete” është jashtë çdo logjike dhe tregon mungesë kuptimi për rëndësinë që ka funksionimi i institucioneve me dinjitet dhe kushte minimale pune.

Presidentja nuk ka autorizuar ndërtimin e suitave apo hapësirave private, por ka kërkuar vetëm hapësira pune dhe pritjeje zyrtare, përfshirë një suitë pritjeje për mysafirët ndërkombëtarë dhe homologët që vizitojnë Kosovën — praktikë standarde në çdo presidencë në botë.

Në fund, Presidentja ka kërkuar urgjentisht të gjenden mundësitë ligjore për të ndryshuar specifikacionet aktuale, të cilat nuk paraqesin aspak idenë e saj për një objekt zyrtar presidencial (e assesi ndonjë rezidencë private).

Ndërtimi i një objekti të tillë për Presidencës (e jo për Presidenten Osmani) nuk është luks, por domosdoshmëri shtetërore, për të garantuar kushte dinjitoze pune, siguri dhe përfaqësim të denjë për shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit