U bastisë për disa orë shtëpia e ish- presidentit, flet avokati i Hashim Thaçit
BILLI

Lexo edheJa se kush mund të hyjë në zonat e karantinuara në Kosovë gjatë vikendit

Dastid Pallaska ka njoftuar se do të jetë avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Pallaska ka folur edhe për bastisjen që është kryer sot në shtëpinë e Hashim Thaçit në Çagllavicë.
Sipas Pallaskës, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, derisa ka thënë se është e çuditshme se pse bastisja është kryer pas ngritjes së aktakuzës.

Lexo edheJa se kush mund të hyjë në zonat e karantinuara në Kosovë gjatë vikendit
“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspketin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska./Gazeta Express