back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeU arrestua në Turqi nën dyshimet se punonte për Mossadin, Koci: Liridon...

U arrestua në Turqi nën dyshimet se punonte për Mossadin, Koci: Liridon Rexhepi është liruar, do e dëshmojë se është i pafajshëm

Të ngjajshme

Juventusi interesohet për Alisson, e do si zëvendësues të Di Gregorios

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është...

Komuna e Mitrovicës largon objektin pa leje mbi lumin Lushta

Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit...

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Fazli Neziraj

Është ndarë nga jeta ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të...

Biznesi me energji i familjes Abdixhiku, ZRrE del me një përgjigje

Albina Kastrati-Abdixhiku, bashkëshortja e kreut të Lidhjes Demokratike të...

Këshilli Organizativ për Epopenë mban takimin e parë, e bojkoton OVL UÇK-ja

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për...

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Liridon Rexhepi, që u arrestuar nga inteligjenca turke  nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad, ‘’është i pafajshëm’’ dhe këtë, siç ka thënë Koci, do ta dëshmojë në proces.

Koci ka kujtuar se Rexhepi u arrestuar në Stamboll, dhe se ai dyshohej ‘’për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur’’ me Mossad.

‘’Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit’’, ka njoftuar Koci.

Postimi:

Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi është i pafajshëm dhe këtë do ta dëshmojmë në proces.

Ai u arrestua në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me Mossad – shërbimi sekret i Izraelit.

Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar.

Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.

Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet.

P.S.

Shpreh respekt për punën e avokatit Emrah Kaya më të cilin kam bashkëpunuar, dhe falënderoj Konsullën e Përgjithshme në Stamboll znj. Suzana Novoberdalia për angazhimin dhe mbështetjen e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz