BallinaBotëTurqi, paga minimale rritet për 26 për qind

Turqi, paga minimale rritet për 26 për qind

Të ngjajshme

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Ka filluar protesta e serbëve në pikëkalimin kufitar në...

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Turqia ka rritur pagën minimale me 26 për qind duke e rritur në 2.020 lira turke në muaj (381.3 dollarë), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes, Zehra Zümrüt Selçuk, tha se paga e re minimale bruto, para zbritjeve si primet e sigurimeve shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat, është 2.558 lira turke (482.9 dollarë).

Ajo tha se rritja e caktuar nga komisioni i pagës minimale është më e lartë se shkalla e inflacionit.

Sipas Institutit Turk të Statistikave, në muajin nëntor inflacioni vjetor ishte 21.62 për qind.

Selçuk tha se paga minimale prej 2.020 lira është për personat e vetëm dhe pa fëmijë.

“Paga minimale për personat e martuar me tre fëmijë është 2.155 lira turke (406.9 dollarë)”, shtoi ajo.

Gjatë vitit 2018, paga minimale neto në Turqi ishte 1,603 lira turke (333.33 dollarë).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz