BallinaLajme‘Turpi i njerëzimit’, Washington Post rikthen komentet e Ramës për Trump

‘Turpi i njerëzimit’, Washington Post rikthen komentet e Ramës për Trump

Të ngjajshme

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por ‘bota nuk është e duruar’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e...

Komisioni cakton 10 prillin për intervistat e kandidatëve për KGjK, dilema për një aplikante serbe

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe...

Cilat vende po lëshojnë më shumë pasaporta për personat jashtë BE

Numri i migrantëve që u është dhënë shtetësia në...

Gazeta Washington Post ka përmbledhur në një shkrim të saj të gjithë komentet ofenduese që kanë mbërritur nga jashtë kufijve të vendit për presidentin amerikan Donald Trump.

Që në ditët e para të shpalljes së kandidaturës së tij për presidencën amerikane, atëherë kur pakkush e priste që do të zgjidhej vërtet në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump, thuhet në artikull, u kthye në një magnet kritikash nga zyrtarë të huaj.

Që kur fitoi zgjedhjet nëntorin e vitit 2016, vala e kritikave u ngadalësua, ose të paktën tani ata që i kundërvihen janë më të kujdesshëm me fjalët që nxjerrin nga goja, vazhdon artikulli.

Ndërkohë, është publikuar e plotë lista e 83 komenteve fyese ndaj Trumpit, dhe në vend të parë, Washington Post rreshton në rend alfabetik sipas shtetit, deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, që prillin e vitit 2016, duke iu referuar retorikës anti-islamit, tha se “Donald Trumpi dhe të tjerë në Europë, janë vërtet turpi i civilizimit tonë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz