back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeTrump thotë se ushtria amerikane vrau 11 persona gjatë sulmit ndaj një...

Trump thotë se ushtria amerikane vrau 11 persona gjatë sulmit ndaj një varke nga Venezuela

Të ngjajshme

Kosova zhvillon stërvitjen zyrtare në Basel para përballjes ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në...

Keqtrajtimet në Hagë, OVL UÇK thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Kryetari i komunës se Shtimes, Qemajl Aliu subvencionon 120 studentë me bursa

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë...

Ushtria amerikane ka vrarë 11 persona gjatë sulmeve të kryera më 2 shtator ndaj një varke nga Venezuela, që dyshohet se bartte narkotikë të paligjshëm, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Ky është operacioni i parë i kryer që kur administrata Trump dislokoi luftanije në jug të Karaibeve.

“Disa minuta më herët, kemi sulmuar një varkë, një anije që po barte drogë, shumë drogë kishte në atë anije”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka shumë drogë që po vjen në shtetin tonë… Kjo drogë vinte nga Venezuela”.

Më vonë, përmes një videoje të postuar në Truth Social që dukej se shfaqje pamje nga dronët duke ndjekur një varkë në det. Në këto pamje më pas u pa një shpërthim dhe zjarr.

“Sulmi rezultoi me vrasjen e 11 terroristëve. Asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, tha Trump.

Ai shtoi se ushtria amerikane kishte identifikuar anëtarët e ekuipazhit të kësaj varke si pjesëtarë të bandës venezuelase Tren de Aragua, që SHBA-ja e futi në listën e organizatave terroriste në shtator. Udhëheqësi amerikan përsëriti akuzat se Tren de Aragua kontrollohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuza që vazhdimisht janë hedhur poshtë nga Karakasi.

Ministri për Komunikim i Venezuelës, Freddy Nanez, pretendoi se videoja e publikuar nga Trumpi ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

Pentagoni ende nuk ka publikuar detaje për sulmin, përfshirë edhe çfarë droge ishte në bordin e anijes, sasinë dhe si u krye sulmi.

SHBA-ja ka dislokuar luftanije në jug të Karaibeve javët e fundit, pas zotimit të bërë nga Trumpi për luftimin e karteleve të drogës.

Sulmet e 2 shtatorit duket se janë operacionet e para ushtarake të këtij lloji në këtë rajon.

Shtatë luftanije, së bashku me një nëndetëse që operon me energji bërthamore, janë ose në rajon ose pritet të arrijnë shpejt atje, duke bartur mbi 4.500 pjesëtarë të Marinës amerikane.

Përderisa Garda Bregdetare dhe Marina amerikane rregullisht operojnë në jug të Karaibeve, dislokimi i fundit është i pazakonshëm.

Duke folur për gazetarët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se “droga me gjasë ishte nisur për në Trinidad apo ndonjë shtet tjetër në Karaibe”.

Në Karakas janë rritur shqetësimet se Qeveria venezuelase mund të jetë objektivi i vërtetë i Trumpit.

Muajin e kaluar, SHBA-ja dyfishoi shpërblimin për informacionet që do të çonin në arrestimin e Maduros, duke ofruar 50 milionë dollarë, pasi e akuzoi atë për lidhje me trafikun e drogës dhe grupet kriminale.

Zyrtarët në Venezuelë vazhdimisht kanë thënë se Tren de Aragua më nuk është aktiv në shtetin e tyre pasi banda u shkatërrua gjatë një operacioni në një burg më 2023./REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz