back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeKlinaku: Nuk e heq postimin, nuk ka vepër penale…

Klinaku: Nuk e heq postimin, nuk ka vepër penale…

Të ngjajshme

Momenti kur rrufeja ndërpreu konferencën e Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Një incident i pazakontë ndodhi sot në Basel gjatë...

Sondazhi: Cilat shtete janë pro dhe skeptikë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Një sondazh i Eurobarometrit, i zhvilluar midis shkurtit dhe...

Shqipëria mposht Gjibraltarin në miqësore, Asani vendos nga penalltia

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur fitore minimale...

Vendos penalltia e Asanit, Shqipëria menzi e mposht Gjibraltarin

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit, në ndeshje miqësore. Kuqezinjtë...

Trump me mesazh të qartë për liderët evropianë: Mos blini naftë nga Rusia!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përfshi...

Faton Klinaku është deklaruar përpara mediave, pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pasi në seancë vlerësoi se nuk sheh se ka kryer ndonjë vepër penale, Klinaku e përsëriti këtë deklaratë edhe në oborrin e gjykatës, shkruan IndeksOnline.

“Sa i përket aktakuzës, konsideroj se kurrfarë vepre penale s’ka dhe postimet e mia, postimi im, që ka qenë i përsëritur, natyrisht se figuron ende. Para dy vitesh e kam postu në Facebook dhe nuk e heq sepse s’ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë. Si pjesëtarë të UÇK-së e kemi bërë që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin e drejtësisë, prandaj është obligim ligjor i çdo qytetari të Republikës së Kosovës që t’i përgjigjen secilit qytetar sepse para ligjit duhet të përgjigjemi secili” deklaroi Klinaku.

Prokurori i rastit e lexoi sot aktakuzën, ku u shpalos se të dytë, Klinaku dhe Selmani, e kanë kanosur me jetë të dëmtuarin Kurti, nëpërmjet profileve të tyre personale në rrjetin social Facebook.

Në mes të tjerash, u lexuan fjalë për fjalë postimet e Klinakut, që deklaroi se më përpara e vret Albin Kurtin sesa që i lëshon rrugën.

Si Klinaku, ashtu edhe Selmani mohuan akuzat, duke u deklaruar si të pafajshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz