Skenderaj nderon me Akademi Përkujtimore luftëtarin e UÇK-së, Ali Ngucati

Në një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe respekt, në Skenderaj u mbajt Akademia Përkujtimore në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ngucati, nga fshati Polac.
Akademia u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke mbledhur personalitete institucionale, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, familjarë, miq dhe bashkëvendës të të ndjerit.
Në këtë tubim solemn morën pjesë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Rifat Jashari, nënkryetari i komunës, Fadil Nura, zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kosovare Ahmeti, si dhe pjesëtarë të FSK-së e të ftuar të tjerë.
Në këtë tubim solemn morën pjesë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Rifat Jashari, nënkryetari i komunës, Fadil Nura, zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kosovare Ahmeti, si dhe pjesëtarë të FSK-së e të ftuar të tjerë.
Ali Ngucati ishte një nga ata burra që atdhedashurinë dhe përkushtimin ndaj lirisë i dëshmoi me vepra. Ai dha kontribut të çmuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, fillimisht në radhët e UÇK-së, e më pas shërbeu në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke i qëndruar besnik shërbimit ndaj atdheut deri në ditët e fundit të jetës.
Përveç kontributit të tij në luftë dhe në shërbim të vendit, Ngucati do të kujtohet edhe për modestinë, urtësinë, punën e palodhshme dhe karakterin e tij njerëzor. Ai la gjurmë të çmuara te familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit, duke u bërë shembull i një atdhetari që e deshi lirinë dhe vendin e tij me gjithë qenien.
Prania e shumë personaliteteve dhe qytetarëve në Akademinë Përkujtimore dëshmoi respektin dhe mirënjohjen për jetën dhe veprën e Ali Ngucatit, si dhe lidhjen e pashkëputur me vlerat e luftës çlirimtare.
Kujtimi për të mbetet një thirrje për ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e rinj të vlerave të atdhedashurisë, dinjitetit, modestisë dhe përkushtimit ndaj vendit.
Emri dhe vepra e Ali Ngucatit do të mbeten pjesë e kujtesës kolektive, si dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet dhe e një kontributi të dhënë në shërbim të lirisë dhe atdheut.

Lexo edheLajm emocionues nga Skenderaj: Pas 70 vitesh nipat kthehen në Skenderaj nga Turqia, gjyshi ju kishte lërë amanet














