back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrump publikon video të manipuluar me AI që shfaq arrestimin e Obamës

Trump publikon video të manipuluar me AI që shfaq arrestimin e Obamës

Të ngjajshme

Presidenti Donald Trump, ka ndarë në platformën e tij Truth Social një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet një skenë që shfaq arrestimin e ish-presidentit Barack Obama nga agjentët e FBI-së në Zyrën Ovale.

Videoja, e publikuar e shoqëruar me mbishkrimin “Askush nuk është mbi ligjin”, nuk përmbante asnjë paralajmërim që bëhej fjalë për një përmbajtje të krijuar nga AI.

Mungesa e etiketimit dhe natyra e ndjeshme e përmbajtjes kanë shkaktuar reagime të ashpra në publik dhe media.

Kritikët e kanë cilësuar publikimin si akt i papërgjegjshëm, duke paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së dezinformimit dhe ndikimin negativ që mund të ketë mbi besimin e qytetarëve në një klimë tashmë të tensionuar politike.

Publikimi i videos ndodhi në një moment kur Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, në një intervistë për Fox News, akuzoi zyrtarët e administratës Obama për krijimin e një narrative të rreme lidhur me bashkëpunimin mes Trump dhe Rusisë pas zgjedhjeve të vitit 2016.

Ajo deklaroi se zotëron “prova tronditëse” dhe synon t’i dorëzojë ato Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për hetim të mëtejshëm.

YouTube player
- Advertisement -

Të Fundit