
Presidenti amerikan Donald Trump është raportuar se këtë vikend do të shkojë për vizitë në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, Zyra e presidentit izraelit thotë se Trumpi pritet të jetë në Jerusalem të dielën.
Planet e mëparshme të Isaac Herzog për të dielën ishin anuluar në prag të vizitës së mundshme të Trumpit, tha zyra në një deklaratë.
Media izraelite kishte raportuar dje se qeveria po përgatitej të priste Trumpin në rast se pengjet liroheshin.
Po ashtu, edhe BBC shkruan se Trumpi mund të vizitojë edhe Egjiptin këtë fundjavë.
Të mërkurën, presidenti sugjeroi se mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme drejt fundit të javës.
Kur u pyet nëse udhëtimi i tij në Lindjen e Mesme mund të përfshijë Gazën, ai tha: “Mund ta bëj këtë.”
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, e kishte ftuar gjithashtu Trumpin në Egjipt dje për të festuar nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi, shkruajnë Sky News dhe BBC./Indeksonline/