back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëTrump – Kinës: Do nënshkruajë një marrëveshje tregtare, ndryshe do të përballet...

Trump – Kinës: Do nënshkruajë një marrëveshje tregtare, ndryshe do të përballet me tarifa të reja

Të ngjajshme

Tërmeti i mbrëmshëm 4.8 shkallë të ritherit, çfarë u tha nga sezmiologët ?

Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka...

Prokuroria aktivizohet edhe për procesin e numërimit të votave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot...

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet...

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se beson që Kina do të ulet në tryezën e negociatave dhe do të arrijë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar gjithashtu tarifa të reja nëse kjo nuk ndodh.

Në një konferencë për shtyp, Trump u pyet nga një gazetar mbi pasojat e mundshme nëse “Kina nuk luan drejt” në tregtinë globale. Ai u përgjigj se tarifat mbeten një armë e fuqishme ekonomike në duart e Amerikës dhe se është i bindur që Pekini do të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit.

“Ata do të na paguajnë qindra miliona dollarë në vit nëse nuk bëjnë një marrëveshje. Por unë besoj se do të bëjnë”, tha Trump, duke shtuar se ka një marrëdhënie të mirë personale me presidentin kinez Xi Jinping.

Presidenti theksoi se Kina “na ka trajtuar me shumë respekt”, por nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së tarifave të reja ndaj mallrave kineze nëse negociatat dështojnë, transmeton TCH.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Kinës dhe fqinjëve të saj janë përshkallëzuar, veçanërisht në Detin e Kinës Jugore, ku përplasjet me forcat australiane dhe të tjera rajonale kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz