BallinaBotëTrump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme

Presion mbi Artetën: Rrezikon shkarkimin pa trofe

Ish-lojtari i Arsenal, Anders Limpar, ka paralajmëruar se trajneri...

Buta i përfshirë në incidentin në Ferizaj, dyshohet se ishte cak i sulmit

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor,...

De Laurentiis shpërthen ndaj FIFA-s dhe UEFA-s

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka sulmuar ashpër...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa, tha të martën në një konferencë për gazetarë sekretarja për shtyp, Karoline Leavitt.

Që nga ardhja në pushtet pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetorin e vitit të kaluar, Sharaa ka realizuar një varg udhëtimesh jashtë vendit, përderisa qeveria kalimtare e tij po mundohet t’i rivendosë lidhjet e vendit me fuqitë botërore që e kishin shpërfillur Damaskun gjatë regjimit të Assadit, raporton “Reuters”.

Trumpi ka synuar marrëdhënie të mira me homologun sirian. Në qershor, ai i shfuqizoi shumicën e sanksioneve kundër Sirisë dhe u takua me presidentin Sharaa, kur e vizitoi Arabinë Saudite në maj.

“Kur presidenti ishte në Lindjen e Mesme, ai e mori vendimin historik për t’i hequr sanksionet ndaj Sirisë për t’i dhënë një mundësi të vërtetë për paqe dhe mendoj se administrata, ne kemi parë progres të mirë në atë front nën udhëheqjen e saj të re” – tha sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz