Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet
dp

Lexo edheGërvalla i injoron thirrjet për dorëheqje, nuk i intereson protesta, në Facebook merret me çështjen e transferimit të personave të dënuar

Në emisionin FIVE, Thaçi ka thënë se në raste të tilla nuk duhet të priten 48 apo 72 orë, por duhet të veprohet menjëherë ndaj zyrtarëve të përfshirë, përfshirë edhe pezullimin e tyre kur ka dyshime që e arsyetojnë një masë të tillë.
“Jo pas 48 orëve, jo pas 72 orëve, aty për aty, kur ka ndodhur rasti, është dashur të shkojnë në shtëpi të gjithë akterët që kanë qenë të involvuar”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka theksuar se Inspektorati Policor i Kosovës ka rol në trajtimin e dyshimeve për veprimet e policëve dhe se masat duhet të ndërmerren sipas gjetjeve të hetimit.

Lexo edheGërvalla i injoron thirrjet për dorëheqje, nuk i intereson protesta, në Facebook merret me çështjen e transferimit të personave të dënuar
Sipas Thaçit, kërkimi i raporteve nga Qeveria nuk e zëvendëson përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të institucioneve përkatëse, ndërsa vonesat në llogaridhënie e rëndojnë situatën.