Aeroporti i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni
dp

Lexo edheShqetësim për detyrimet financiare/ Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje pasi një dron u pa duke fluturuar në zonë, sipas gazetës Le Soir.
Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror Skeyes konfirmoi se “për arsye sigurie” operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Zaventem u pezulluan përkohësisht.
Fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe i fundit u ul në orën 19:46.
Disa avionë që udhëtonin drejt Brukselit u detyruan të ndryshonin kurs dhe u drejtuan për në aeroportin e Liezhit.

Lexo edheShqetësim për detyrimet financiare/ Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina
Ky është një tjetër incident i dronëve që shfaqen në zonat pranë aeroporteve në Evropën veriore, të cilët kërcënojnë sigurinë e fluturimit dhe çojnë në anulime të fluturimeve./tch/