Trump anulon 221 milionë dollarët e dërguara nga Obama për Palestinën
BILLI
Lexo edheMinistri izraelit: Shikoni çfarë i kanë bërë Kosovës, SHBA, Rusia e BE
Administrata e presidentit Donald Trump ka ngrirë fondin prej 221 milionë dollarësh të cilat administrate e Obamës, ia dërgoi Autoritetit Palestinez në momentet e fundit të mandatit.
Kryeministrit palestinez Rami Hamdallah, i është kërkuar nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që të mos i presë paratë e dërguara nga administrate e Obamës, shkruan Independent.
Është raportuar më herët se në momentin e fundit, pak para se Trump të niste cermemoninë e inaugurimit, Obama kishte dërguar 221 milionë dollar në llogari të Autoritetit Palestinez.
Lexo edheMinistri izraelit: Shikoni çfarë i kanë bërë Kosovës, SHBA, Rusia e BE
Një vendim i tillë është kritikuar nga njohësit e çështjeve politike në Amerikë. Ata thonë se Autoriteti Palestinez është një institucion i korruptuar dhe që ka ‘financuar terrorizmin me paratë e dërguara nga Amerika”./Periskopi/