Tri incidente kriminale në komunat me shumicë serbe
01

Lexo edheVdekja e fëmijës nga zjarri në banesë, fqinjët thonë se nëna e linte fëmijën vetëm gjatë natës

Policia ka njoftuar se në Rudar të Zveçanit, ankuesi mashkull k/serb, ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit “Audi-80”. Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, në Mitrovicë, një serbë ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedh një sharrë, nuk raportohet për të arrestuar.Edhe ky rast, sipas policisë është nën hetime, raporton lajmi.net.
Po gjatë ditës së djeshme, siç ka njoftuar policia, në Leposaviq një ankuesi mashkull k-serb, ka raportuar se gjatë natës persona të dyshuar të panjohur i kanë shkruar grafitë në veturën e tij.

Lexo edheVdekja e fëmijës nga zjarri në banesë, fqinjët thonë se nëna e linte fëmijën vetëm gjatë natës
Nuk raportohet për të arrestuar, por rasti ka shkuar në hetime. /Lajmi.net/