BallinaLajmeTri fshatra të Malishevës bëhen me ndriçim

Tri fshatra të Malishevës bëhen me ndriçim

Të ngjajshme

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi...

Gattuso dhe Gravina flasin pas dorëheqjeve respektive nga kombëtarja dhe federata

Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja e Italisë me “zemër...

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, Yildiz publikon foton duke ngushëlluar Zhegrovën

Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës...

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës, është duke u punuar edhe në rregullimin e ndriçimit publik në disa vendbanime. Këto ditë ka përfunduar  rregullimi i ndriçimit në tri vendbanime, përkatësisht në fshatin Mirushë, në fshatin Bardh dhe në një lagje të fshatit Banjë.

Rregullimi i ndriçimit publik është pjesë e investimeve kapitale të parapara për këtë vit dhe pjesë e investimeve në krijimin e sigurisë më të madhe në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu rregullimi i ndriçimit ndihmon edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes.

Rregullimin e ndriçimit në këto vendbanime, mbrëmë e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili u nda i kënaqur me mënyrën e realizimit të projektit dhe cilësinë e punimeve. Berisha, gjithashtu ka biseduar edhe me banorët e këtyre vendbanimeve, të cilët rastisnin në rrugë, në orët e mbrëmjes. Në të gjitha rastet, banorët kanë shprehur kënaqësinë e tyre, pasi tani mund të ecin lirshëm edhe në orët e mbrëmjes, por edhe kanë siguri më të madhe, pasi hapësirat janë të ndriçuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz