Tre vjetori i sulmit në Banjskë, Sveçla: Drejtësia për vrasjen e Afrim Bunjakut mbetet e paplotë deri në arrestimin e të gjithë terroristeve
dp

Lexo edheKy është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prizren

Ai ka thënë se tre vite më parë, Republika e Kosovës u përball me sulmin terrorist më të madh në Kosovën e pasluftës, të organizuar dhe të mbështetur në të gjitha aspektet nga aparati shtetëror i Serbisë.
Sveçla ka thënë se në mbrojtje të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sigurisë së qytetarëve, ka rënë në krye të detyrës Rreshteri Afrim Bunjaku.
“Me sakrificën e tij sublime dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të Policisë së Kosovës, Republika jonë mbrojti territorin, qytetarët dhe rendin kushtetues, duke triumfuar përballë terrorizmit të Serbisë. Drejtësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku mbetet e paplotë deri në arrestimin dhe përballjen me drejtësinë të të gjithë terroristëve, në krye të të cilëve qëndron Milan Radoiçiq. Heroin Afrim Bunjaku do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë. Përulemi me respekt të thellë para sakrificës së tij, e cila do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe udhërrëfyes për brezat e rinj të Republikës son”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/

Lexo edheKy është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prizren
Postimi i plotë: