Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prizren
dp

Lexo edheArrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për fajde dhe kanosje

Një 32 vjeçar ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e së martës në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, në Prizren.
Viktima është Zekë (Afrim) Qenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Romajë.

Lexo edheArrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për fajde dhe kanosje
Ndryshe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte konfirmuar për Indeksonline se policia ishte njoftuar për aksidentin rreth orës 18:22.
“Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur në ora 18:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasojë vdekjen. Ekipi i urgjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës, Z.Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Komunës së Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën”, ka thënë Bytyqi. /Indeksonline/.