Hoxha në familjen e Afrim Bunjakut: Gjaku i tij nuk ka shkuar pa u shpagu
dp

Lexo edheTre vjetori i sulmit në Banjskë, Sveçla: Drejtësia për vrasjen e Afrim Bunjakut mbetet e paplotë deri në arrestimin e të gjithë terroristeve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në sulmin terrorist në Banjskë.
Hoxha tha se kjo është një ditë e lavdishme, duke theksuar se sulmi në Banjskë shënoi fundin e mbizotërimit të bandave dhe grupeve kriminale terroriste në atë pjesë.
“Është një ditë e lavdishme. Mendoj që është dita përfundimtare ku mbizotërimi i bandave dhe grupeve kriminale terroriste atë ditë në Banjskë ka marrë fund”, u shpreh Hoxha.
Ai theksoi se Policia e Kosovës punon në kushte të rrezikshme dhe se ajo ditë ishte veçanërisht e rëndë për policët që ishin në detyrë, e mbi të gjitha për Afrim Bunjakun.

Lexo edheTre vjetori i sulmit në Banjskë, Sveçla: Drejtësia për vrasjen e Afrim Bunjakut mbetet e paplotë deri në arrestimin e të gjithë terroristeve
“Fatkeqësisht, më e rëndë për Afrimin dhe kolegët e tij që kanë qenë në detyrë. Mirëpo, dua t’ju garantoj juve që gjaku i Afrimit nuk ka shkuar pa u shpagu”, tha drejtori i Policisë së Kosovës.