Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

U.d presidentja Albulena Haxhiu, bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar sot familjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku, i cili u vra në kryerje të detyrës gjatë përballjes me kriminelët serbë në veri të vendit.
Haxhiu bashkë me Sveçlën vizituan sot familjen Bunjaku, nga ku përsëritën se vendi është krenar për të dhe kontributin e dhënë për Kosovën.
Familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka hapur sot dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij, në përkujtim të rreshterit të Policisë së Kosovës që u vra më 24 shtator 2023 në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen për të përkujtuar Bunjakun, i cili u vra gjatë përleshjes me grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit.Më 24 shtator 2023, veriu i Kosovës u përfshi nga një prej sulmeve më të rënda të pasluftës. Në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy zyrtarë policorë.Pas përleshjeve, Policia e Kosovës vrau tre pjesëtarë të grupit dhe arrestoi tre të tjerë. Në zonën përreth Manastirit të Banjskës u gjet një arsenal i madh armësh, pajisjesh ushtarake dhe dokumentesh që autoritetet kosovare i lidhën me organizimin e sulmit./Lajmi.net/

Lexo edheHoxha në familjen e Afrim Bunjakut: Gjaku i tij nuk ka shkuar pa u shpagu













